Lajme

Italia raportoi numrin më të lartë të rasteve që nga nisja e pandemisë

Është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Itali se janë shënuar 7332 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një shifër kjo që nuk është raportuar asnjë herë më parë që nga nisja e pandemisë.

Megjithatë, ekspertët e shëndetit e lidhin këtë rritje të numrit të personave pozitivë me testimet e shumta, të cilat në ditën e fundit në Itali ishin 152 mijë.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan dhe 43 viktima, si u shtuan 25 pacientë në terapitë intensive dhe 394 të tjerë në repartet e tjera Covid.

Sipas të dhënave të raportuara, numri më i lartë i të infektuarve ditorë në Itali ka qenë më 21 mars, me 6557 raste, megjithatë në atë ditë ishin kryer vetëm 26 mijë testime.