Lajme
Italia urdhëron baret e restorantet të mbyllen herët
Italia të dielën urdhëroi baret dhe restorantet të mbyllen në orën 6 pasdite, po ashtu u mbyllen palestrat, kinematë dhe pishinat publike në përpjekje për të ndaluar rritjen e koronavirusit.
Kryeministri Giuseppe Conte tha se masat kishin për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomisë.
“Ne mendojmë se do të vuajmë pak këtë muaj por duke shtrënguar dhëmbët me këto kufizime, do të jemi në gjendje të marrim frymë përsëri në dhjetor,” tha ai në një konferencë shtypi.
Italia, dikur vendi i goditur më së shumti nga pandemia në botën e industrializuar, është kapërcyer nga të tjerët në Evropë, përfshirë Spanjën, Francën dhe Britaninë, por nivelet e infeksioneve janë duke u rikthyer shpejt dhe shërbimet shëndetësore janë nën presion në rritje, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton nëse... -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme













