Shqipëria
Italiani që pushon prej 18 vitesh pushime në Shqipëri
“Është e vështirë për mua të flas shqip, sepse shumë miq flasin italisht”, thotë Luigi
Për 3 muaj vere Luigi zhvendoset nga Italia në bregdetin e Jonit. Të jetuarit në det, me skafin e tij të vogël, herë me miq, e herë të tjera me turistë apo vendas është një zgjedhje e tij prej 18 vjetësh.
“Kisha një restorant në Milano, dhe kuzhinierja që punonte për mua ishte shqiptare. Ajo më ftoi të vija këtu, por bëhet fjalë para 18 vitesh. Herën e parë kur kam ardhur, nuk kishte as autostradë. Nuk kishte asgjë, veç mrekullisë së detit. Vitin e parë erdhëm në Dhërmi, na pëlqeu e tani vijmë çdo vit. Sepse më kujton shumë fëmijërinë ky vend, pasi me origjinë jam nga Kalabria. Dhe Kalabria ishte si Shqipëria në të kaluarën. Ndaj, jam mësuar të jetoj në një vend me probleme. E rëndësishme është që të ketë siguri dhe në Shqipëri ndihem i sigurt për fëmijët e mi dhe familjen”, thotë Luigi Schirripa, raporton “TCH”.
54 vjeçarin e njohin të gjithë si Xheri. Gjatë udhëtimit tonë me të, përshëndetjet ishin të shumta. Pushimet së bashku me familjen në Shqipëri, përveç çlodhjes e kënaqësisë, u kanë mësuar gjuhën.
“Më pëlqen shumë plazhi, e kam shumë shok shqiptarë. Kur jemi këtu ne flasim shqip dhe kur ju them që jam italiane.. ata “jo, ti nuk je italiane. Pse flet shqip”, thotë Alexandra, përcjell albinfo.ch.
Gjuha
“Është e vështirë për mua të flas shqip, sepse shumë miq flasin italisht”, thotë Luigi.
“Tani do ju çoj në një vend që e kam zbuluar unë, e që e njohin pak persona…emrin ja kam vendosur nga fantazia!”.
Edhe pse Luigi është italian, ai së bashku me familjen e tij prej 18 vitesh pushon në jugun e Shqipërisë. Ai i di më mirë se sa vetë ne shqiptarët, të fshehtat e jugut.
“Është kjo pishina sekrete. Kur vijnë miqtë e mi, i sjell të gjithë këtu sepse është shumë bukur. Shikoni, një ngjyrë natyrale, blu natyrale. Është shumë bukur, si një pishinë dhe uji është shumë i ftohtë”, thotë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritrea Një komitet i Këshillit Kombëtar miratoi një mocion të premten duke kërkuar që Zvicra të nënshkruajë...
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale