Lajme

Italiani xhihadist, “Emiri nga Winterthuri” dënohet me 50 muaj burg

I dënuari kryesor është një 34-vjeçar i lindur në Itali, i konvertuar në islam dhe i njohur si "Emiri i Winterthurit"

Në procesin gjyqësor kundër xhihadistëve, të zhvilluar në Gjykatën Federale penale, në Belllinziona i pandehuri kryesor Sandro V., është dënuar me 50 muaj burgim.

Ai është shpallur fajtor për mbështetjen e organizatave kriminale dhe posedimin e dokumentimeve të dhunës, shkruan srf.ch.

I bashkëpandehuri është dënuar me një gjobë me kusht – për pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.

I dënuari kryesor është një 34-vjeçar i lindur në Itali, i konvertuar në islam dhe i njohur si “Emiri i Winterthurit”, transmeton albinfo.ch. Ai konsiderohet se ka qenë figura më e rëndësishme e ISIS-it në Zvicër gjatë periudhës së lulëzimit të organizatës terroriste të Shtetit Islamik.

Gjykata Federale Penale e ka liruar të pandehurin e dytë, 37-vjeçar, nga akuzat për veprime seksuale me një fëmijë dhe propagim të dhunës dhe pornografisë.

Në seancën kryesore të mbajtur në gusht, Prokuroria Federale kishte kërkuar burgim, përkatësisht për tre vjet, gjashtë muaj dhe 34 muaj, përcjell albinfo.ch. Të dy avokatët mbrojtës kishin kërkuar pafajësi.

I pandehuri kryesor me projektin “Lies!” ( “Lexo”, projekt i shpërndarjes së Kuranit falas në qytete zvicerane) dhe në shkollën e arteve marciale MMA Sunna ka rekrutuar të rinj për  shërbim në Siri. Ai më parë ishte edhe vetë në Siri nga mesi i nëntorit deri më 9 dhjetor 2013., transmeton albinfo.ch I bashkëpandehuri 37-vjeçar ka munguar me arsye në seancën e shpalljes së vendimit gjyqësor.