Lajme
Izolohet Nju-Jorku për shkak të koronavirusit
Shteti i Nju Jorkut iu bashkua Kalifornisë të premten duke urdhëruar pothuaj të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi.
Kjo është masa më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse që ndërmarin autoritetet në përpjekjet e tyre për të ndalur përhapjen e koronavirusin dhe zvogëluar numrin e madh të pacientëve, shifrat e larta të të cilëve kanë gjunjëzuar kryesisht vendet e Evropës Jugore.
“Do të mbyllim “rubinetin”, pasi shifrat e rasteve të reja me koronavirus po tregojnë një mbingarkesë totale të sistemit tonë spitalor“, tha guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo. Komentet e tij vijnë në një kohë kur numri i të vdekurve në SHBA ka arritur në 200, me të paktën 38 raste vdekjesh në shtetin Nju Jorkut.
Zoti Cuomo tha se duke filluar nga dita e dielë, të gjithë ata punonjës apo biznese që kryejnë shërbime që nuk janë jetike, duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Ai tha se do të ndalohen grumbullimet e njerëzve të çdo madhësie qofshin në shtetin me më shumë se 19 milionë banorë.
Vendimi i guvernatorit të Nju Jorkut pason vendimin e marrë nga autoritetet në Kaliforni, që izoluan të 40 milionë banorët e shtetit, në një nga masat më të forta të kësaj natyre të ndërmarra në SHBA, shkruan VOA, percjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












