Lajme
Izraeli kthen detyrimin e karantinës, edhe për personat e vaksinuar
Sot ishte dita e dytë me radhë, që u regjistruan më shumë se 100 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë
Izraeli ka vendosur përsëri kufizime pas rritjes së infeksioneve të reja me koronavirus, të shënuar ditëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se maskat duhet të mbahen përsëri në Aeroportin Ndërkombëtar “Ben Gurion”, në pikat kufitare dhe në objektet mjekësore, shkruajnë mediat izraelite.
Të vaksinuarit ose ata që janë shëruar, duhen dërguar në karantinë në të ardhmen nëse kanë pasur kontakt me një person i cili është infektuar nga ndonjë “variant i rrezikshëm” i virusit korona, transmeton albinfo.ch. Kjo vlen edhe për kontaktet me njerëz të infektuar në aeroplanë.
Deri më tani, ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar ishin të përjashtuar nga detyrimi për karantinë.
Sot ishte dita e dytë me radhë, që u regjistruan më shumë se 100 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch. Informacioni zyrtar thotë se shumica e tyre janë të lidhura me variantin më ngjitës, “Delta” të virusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres














