Lajme
Ja cilat janë simptomat e coronavirusit
Përhapja e coronavirusit s’ka të ndalur
Virusi i panjohur deri tani për shkencën po shkakton sëmundje të rëndë të mushkërive në Kinë dhe gjithashtu është zbuluar në vende të tjera të botës.
Informacionet e fundit tregojnë se të paktën 81 persona dihet se kanë vdekur nga virusi, i cili u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar.
Tashmë janë mijëra raste të konfirmuara dhe ekspertët presin që numri i tyre të rritet.
Por, se cilat janë simptomat e këtij virusi, duket se gjithçka fillon me ethe, e ndjekur nga një kollë e thatë dhe më pas, pas një jave, çon në gulçim dhe disa pacientë kanë nevojë për trajtim në spital.
Rreth një në katër raste mendohet se janë të rënda.
Vetë familja coronavirus mund të shkaktojë simptoma që variojnë nga një ftohje e butë deri në vdekje.
Coronavirusi i ri që është përhapur në më shumë se 2,000 njerëz është infektiv në periudhën e tij të inkubacionit – para shfaqjes së simptomave – duke e bërë atë më të vështirë për të mos u përhapur.
Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po konsideron shpalljen e një emergjence ndërkombëtare të shëndetit publik – siç bëri me gripin e derrit dhe virusin Ebola, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











