Kosova

BE-ja kërkon të kryhet reforma zgjedhore

Shefi i Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle, ka deklaruar se Kosovës i duhet një reformë e mirëfilltë zgjedhore, në mënyrë që të arrijë standardet demokratike evropiane.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Peterle ka listuar një varg mangësish që vazhdojnë të jenë evidente në çdo palë zgjedhj, përcjell albinfo.ch.

“Pasaktësitë në listën e votuesve, mungesa e transparencës sa i përket financimit të fushatës së partive politike, mosqartësimi sa duhet i procedurave të votimit”, janë disa prej mangësive që, sipas Peterles, duhet të adresohen.