Futboll
Ja me cilin ekip do të përballet Drita në kualifikimet për Ligën e Kampionëve
Fc Drita e fitoi ndeshjen e parë në kualifikime për Ligën e Kampioënve dhe do të tentojë të vazhdojë me po këtë hap të martën, më 11 gusht, kundër klubit irlandez Linfield, në finalen e rundit preliminar në kualifikimet për Champions, transmeton albinfo.ch.
Fc Drita, nisi rrugëtimin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve me fitore, pasi që arriti ta mposhtë me rezultat 2:1 klubin nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, falë golave të shënuara nga Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namanit.
Drita do të tentojë të vazhdojë me po këtë hap të martën, më 11 gusht, kundër klubit irlandez Linfield, në finalen e rundit preliminar në kualifikimet për Champions.
Gjilanasit u përballen me Inter Club d’Escaldes në gjysmëfinale të rundit preliminar të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve, ndërsa tani do ta vazhdojë edhe më tutje ëndrrën për pjesëmarrje në garën më prestigjioze të Evropës.
Tani, Dritën e pret finalja e këtij rundi preliminar të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me klubin irlandez, Linfield, që shënoi sot fitore në gjysmëfinalen tjetër – 2:0 kundër Tre Fiori, që luajti me dhjetë lojtarë në fushë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













