Integrimi
Ja përse i është dhënë pasaporta zvicerane kosovarit të dënuar
Në momentin e natyralizimit të Jeton G. në vitin 2000, autoritetet përgjegjëse kantonale nuk kanë pasur qasje në regjistrin penal
Këshilli qeveritar i Cyrihut duke iu përgjigjur një interpelance të SVP-së ka sqaruar arsyen e dhënies së pasaportës zvicerane një kosovari që në fillim të këtij viti ka vrarë një shtetas malazez.
Në momentin e natyralizimit, në vitin 2000, autoritetet përgjegjëse kantonale nuk kanë pasur qasje në regjistrin penal. Një qasje e tillë atyre u është mundësuar vetëm duke filluar nga viti 2008, thuhet në përgjigjen e qeverise së kantonit të Cyrihut, të publikuar të enjten.
Kështu, ato nuk kishin indikacione se kandidati për natyralizim ka qenë i dënuar më parë, shkruan azonline.ch. Kështu, sikur shqiptari nga Kosova (atëbotë 16 vjeçar) do të ishte kandidat për natyralizim në kushtet e sotme, atij, në bazë të të dhënave të disponueshme do t`i refuzohej dhënia e pasaportës zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Jeton G., në mars tëkëtij viti kishte vrarë një shtetas malazez, truproje në lokale nate dhe ushtrues sportesh marciale. Vrasja pati bërë bujë të madhe veçanërisht për rrethanën në të cilën Jetoni kishte marrë pasaportën zvicefrane perkundër faktit se kishte pasur një precedencë penale.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











