Lajme
Ja sa mërgimtarë votuan në zgjedhjet e Kosovës 2010 – 2019
Numri i votuesve jashtë Kosovës ka shënuar rritje përgjatë viteve. Nga viti 2010, kur janë mbajtur zgjedhjet e para të Kosovës si shtet, është regjistruar numër i vogël i votuesve jashtë vendit. Ky numër është rritur dukshëm përgjatë nëntë vjetëve, përkatësisht deri më 2019, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se në vitin 2010, kur Kosova organizoi zgjedhjet e para si shtet, interesimi i votuesve jashtë vendit nuk ishte i madh.
Nga 5 mijë e 15 aplikacione të dërguara me postë, ishin 1 mijë e 640 votues të regjistruar përmes postës, por vetëm 1 mijë e 53 fletëvotime të dërguara me postë, apo shprehur në përqindje, 64.21 për qind.
Pas 4 vjetësh, në zgjedhjet e tjera parlamentare, numri i aplikacioneve të dërguara me postë, i votuesve të regjistruar apo aprovuar përmes postës dhe fletëvotimet e dërguara ishte më i lartë.
Në atë kohë ishin 29 mijë 745 aplikacione të dërguara, 16 mijë e 569 votues të regjistruar/aprovuar përmes postës, 10 mijë e 648 fletëvotime të dërguara përmes postës, apo shprehur në përqindje, 64.26 për qind.
Gjithashtu, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 pati ulje të numrit të votuesve jashtë Kosovës.
Atë vit ishin 20 mijë e 354 aplikacione të dërguara, 15 mijë e 118 votues të regjistruar përmes postës, 5 mijë e 246 fletëvotime të dërguara përmes postës, apo 34.70 për qind.
Viti 2019 shënoi rënie të numrit të votuesve jashtë vendit. Në këto zgjedhje parlamentare u dërguan 40 mijë e 313 aplikacione përmes postës, 35 mijë e 87 votues të regjistruar apo aprovuar përmes postës.
Por, numri i fletëvotimeve të dërguara përmes postës ishte dyfish më i ulët se ai i aplikacioneve të dërguara.
Vetëm 20 mijë e 200 fletëvotime u dërguan përmes postës, apo 57.57 për qind.
Këto të dhëna janë nga KQZ-ja.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












