Kosova
Ja si ndahet “kulaçi” i Qeverisë Haradinaj!
Partia e Behgjet Pacollit do ta ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Brendshmen
Marrëveshja e arritur dje pasdite në mes të koalicionit PAN (PDK-AAK-NISMA) dhe Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit ka ndarë edhe hisen e secilës parti në postet ministrore. Kështu partia e Behgjet Pacollit do ta ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Brendshmen.
AKR-ja, siç raporton RTK, do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Partia Demokratike e Kosovës e Kadri Veselit do të ketë një zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri. Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Dialog.
Aleanca e Ramush Haradinajt do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe postin e kryeministrit.
NISMA-s do t’i takojnë Ministria e Arsimit, e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe të Mirëqenies Sociale dhe një zëvendëskryeministër. Kurse Listës Serbe do të udhëheq me Ministrinë për Kthim dhe Komunitete dhe atë për Administrimin e Pushtetit Lokal, do ta udhëheq Lista Serbe, derisa një ministri do t’i jepet minoriteteve tjera.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










