Shkurt.ch
Ja vendet ku festa e 1 gushtit fillon më 31 korrik
Me rastin e kësaj feste, fjalime kryesore në manifestimet anekënd Zvicrës, do t`i mbajnë 7 ministrat, anëtarë të kreut kolektiv të vendit
Nesër, e hënë, është festa nacionale e Zvicrës, 1 Gushti. Por në fakt, kremtimi i kësaj feste ka filluar që sot, më 31 korrik.
1 gushti si ditë e themelimit të Zvicrës ka filluar të festohet në vitin 1891, gjegjësisht është hera e 125 që kjo ditë shënohet në nivel vendi, shkruan srf.ch
Me rastin e kësaj feste, fjalime kryesore në manifestimet anekënd Zvicrës, do t`i mbajnë 7 ministrat, anëtarë të kreut kolektiv të vendit.
Fjalimin e parë do ta mbajë sot, si fillim presidenti i Federatës, Johann Schneider Ammann në Lodano të Ticinos, transmeton albinfo.ch. Po ashtu sot do të mbajnë fjalë për nder të 1 Gushtit edhe ministri i financave Ueli Maurer, në Bussnang dhe Fischingen (Thurgau), Zvicra lindore.
Ministri i mbrojtjes dhe i sportit Guy Parmelin do të mbajë fjalim në Rorschah, kantoni St. Gallen ndërsa ministri i kulturües, Alain Berset në mbrëmjen e sontme do të jetë oratori kryesor në Muzeun Nacional të posa rinovuar në Cyrih.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër














