Sport
Jahmir Hyka nënshkruan për FC Luzern
FC Luzern angazhimin e tij e konsideron si përforcim të saj. Ai ka nënshkruar kontratën që zgjat deri në fund të qershorit të vitit 2012
FC Luzern, skuadra e superligës nga Zvicra e mesme që ka pretendime të mëdha për sezonin që vjen, ka angazhuar në radhët e veta lojtarin mesfushor shqiptar nga KF Tirana, Jahmir Hykën.
Hyka 23 vjeçar, i gjatë vetëm 1.68 m., njihet si futbollist ofensiv dhe FC Luzern angazhimin e tij e konsideron si përforcim të saj. Ai ka nënshkruar kontratën që zgjat deri në fund të qershorit të vitit 2012 me opcionin për ta vazhduar.
Jahmir Hyka ka luajtur deri më tash 21 ndeshje me fanellën e kombëtares së Shqipërisë. Në moshën 16 vjeçare ai ka filluar të luante për KF Dinamo. Në sezonin 2008/2009 Hyka ka luajtur për FSV Mainz 05 për t`u shpërngulur pastaj në Panionios të Athinës. Prej atje ai qe kthyer në Tiranë ku ka qenë nën kontratë deri më tash.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










