Lajme
Jankullovska: Vrasja nuk ishte me motive etnike
Të gjitha informacionet çojnë në atë se vrasja e pesëfishtë nuk ka konotacion ndëretnik, që do të acaronte raportet ndëretnike, ka thënë ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska
Ajo ka shpalosur para gazetarëve gjetjet më të reja rreth vrasjes.
“I kemi hapur momentet më të reja të hetimeve dhe të dhënat si rezultat i obduksioneve. Të gjitha kapacitetet tona janë të orientuar në zbardhjen e rastit, pra ekzistojnë shumë variante, rishikojmë gjitha opsionet dhe jemi në kontakt me shërbimet e shteteve fqinje të cilat do të na vënë në dispozicion informatat e mundshme lidhur me autorët.
Të mobilizohemi në maksimum dhe aktorët ta marrin dënimin më rigoroz”, porositi Jankullovska. Sipas saj, ndaj të rinjve dyshohet se është shtënë me tre tipa të armëve dhe se ka më shumë se një kryes të veprës së rëndë penale. Ajo shtoi se është bërë zgjerimi i personave të marrë në pyetje dhe se kjo listë mëton të zgjerohet edhe më tej. Ajo është drejtuar edhe me apel se çdo qytetar që ka ndonjë informacion lidhur me rastin të paraqitet në telefonin e policisë 199 që është e fokusuar në mbledhjen e informatave. “MPB po ndërmerr masa në zbardhjen e rastit dhe aktorët nuk do të mund t’i ikin drejtësisë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











