Kosova
Japonezi që kishte luftuar për UÇK-në
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, shumë të huaj kishin marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia e Franca kishin ardhur për ta ndihmuar UÇK-në. Por pak janë ata që e dinë se në ndihmë UÇK-së i doli edhe një japonez.
Japonezi, i cili njihej vetëm me emrin Kokimura, kishte përdorur teknika të luftës tradicionale japoneze, duke përdorur thika e shpata. E kështu e kujton edhe Asllan Shala.
“Briska, shpata, thika. Këto i ka pasur. Në atë kohë nuk i interesonke kallashi, e unë si i ri kisha marak në kallash”, tha Shala.
Fillimisht, Kokimura kishte ngjallur dyshime, por ai që kur kaloi kufirin Kosovë-Shqipëri, kishte treguar aftësitë e tij ushtarake.
E japonezin, i cili luftoi për Kosovën, e kujton edhe Sabit Gashi, ish-komandant i policisë ushtarake të UÇK-së në zonën e Pashtrikut, i cili edhe ka shkruar libër për të, të cilin e titulloi ‘Japonezi’. Madje Gashi kujton edhe fjalët e tij.
“Sa më shumë që marrim pjesë në luftëra, ne e kemi respektin më të madh atje, na radhiten më shumë grada”, tha Gashi për KlanKosova, përcjell Albinfo.ch.
Ushtari japonez misionin e kishte përfunduar pas plagosjes në betejën e Kleçkës, ku nga aty u dërgua në Shqipëri për shërim, e më pas në Japoni. Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë informatë për të.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













