Lajme
Japonia njofton për një variant të ri të koronavirusit
Katër persona që kanë ardhur në aeroportin Haneda të Tokios nga Brazili kanë rezultuar të infektuar me një variant të ri të koronavirusit, kanë njoftuar zyrtarët japonezë të dielën, raporton “Kyodo News”.
Konfirmimi ka ardhur ndërsa kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, ka thënë se Qeveria do të marrë “disa ditë” për të vendosur nëse do të zgjerojë masat emergjente edhe në prefekturat e tjera. Në Tokio tashmë janë duke u aplikuar.
Institituti Nacional i Japonisë për sëmundje infektive ka thënë se nuk ka dëshmi momentalisht nëse varianti i ri i koronavirusit i zbuluar te katër personat e ardhur nga Brazili është më ngjitës dhe nëse ka më tepër gjasa të shkaktojë simptoma serioze.
Takaji Wakita, kreu i Institutit, ka thënë se varianti i zbuluar ka ngjashmëri me variantet që po përhapen në Britani të Madhe e Afrikë të Jugut.
Ministria ka thënë se katër të infektuarit kanë ardhur në Japoni më 2 janar nga Amazona e Brazilit. Ata kanë rezultuar pozitiv pas karantinimit në aeroport. Nga katër, një burrë në 40-at, është hospitalizuar për shkak të vështirësive me frymëmarrje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta