Lajme
Jashari, i dyshuar për plagosjen e Vllasit
Murat Jashari, vëllai i komandant “Kumanovës”, konsideron si personi i dyshimtë që ka marrë pjesë më sulmin me armë zjarri ndaj avokatit Azem Vllasi
Murat Jashari, vëllai i komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari “Kumanova” është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmin ndaj avokatit dhe analistit politik, Aazem Vllasi. Bashkë me Jasharin është arrestuar edhe një person tjetër, të cilët po mbahen nga Policia nën dyshimin se kanë plagosur me armë zjarri ish funksionarin, Vllasin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se për hetimin e rastit si dhe lokalizimin e personave të dyshuar, policisë i ka asistuar edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI kanë arritur që ta bëjnë lokalizimin e personave të dyshuar. M.J (1956) është personi i parë, si dhe A.LL (1965), dyshohet që është pjesëmarrës në këtë rast”, ka thënë Baki Kelani.
Jashari ndodhet në stacion të policisë dhe është duke u marrë në pyetje, ndërsa Policia e Kosovës pas pak pritet të dalë në një konferencë për media për ta kumtuar arrestimin dhe për të dhënë detaje.
Sipas tij, Policia e Kosovës ka bërë bastisjen e lokacioneve të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë e të dyshuarve. Po ashtu janë sekuestruar dokumentet e të dyshuarve dhe incizimet e kamerave, citon Express.
Për plagosjen e Vllasit kanë reaguar institucionet kosovare, të cilat kanë kërkuiar që ratsi të zbardhet sa më parë.
“Duke i uruar shërim të shpejtë z. Vllasi, Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike. Qeveria e Kosovës, po ashtu, fton institucionet kompetente të rendit dhe drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë kryesit e këtij akti kriminal”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












