Lajme
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin: Një festë e artit dhe identitetit në zemër të Gjermanisë
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar organizimin e Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin, një aktivitet festiv që do të zhvillohet në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, më 12 qershor. Kjo javë e veçantë do të jetë një udhëtim përmes artit, historisë dhe identitetit kulturor të Kosovës, e cila do të zgjasë për nëntë ditë në zemër të kryeqytetit gjerman, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit të ambasadës, programi përfshin një mozaik të pasur aktivitetesh kulturore, përfshirë koncerte, shfaqje filmike, ekspozita fotografike, prezantime letrare, aktivitete sportive dhe biseda me personalitete të shquara nga fusha të ndryshme nga arti dhe kinemaja, te sporti dhe diaspora.
“Java e Kulturës nuk është vetëm një kalendar eventesh është një ftesë për të paraqitur thesarin tonë kulturor, për të ndarë historitë tona dhe për të festuar fuqinë e krijimtarisë që na bashkon”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin, shkruan albinfo.ch.
Ngjarja synon të shërbejë si urë lidhëse mes Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë, duke promovuar trashëgiminë dhe potencialin kulturor të vendit në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të Evropës. Organizatorët ftojnë qytetarët, artistët, përfaqësues të diasporës dhe miqtë e Kosovës që të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë aktive e festimeve.
Ky edicion i Javës së Kulturës vjen në një kohë kur përfaqësimi ndërkombëtar i Kosovës përmes artit dhe kulturës është gjithnjë e më i rëndësishëm, dhe paraqet një platformë të fuqishme për afirmimin e identitetit kombëtar në skenën globale.
Ambasada e Kosovës në Berlin thekson se kjo javë festive është një mundësi unike për të përjetuar Kosovën nga afër përmes tingujve, imazheve, rrëfimeve dhe ngjyrave që pasqyrojnë shpirtin krijues të popullit kosovar, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













