Sport
Javë e varfër shqiptare në Super ligën e Zvicrës
Xhiroja e 27 e Super ligës Zvicerane në futboll sa i përket angazhimit të futbollistëve shqiptarë në klubet e tyre ishte e varfër
Në 6 ndeshje vetëm tre shqiptarë u angazhuan nga 90 minuta lojë, kurse dy u aktivizuan si rezervistë e një lojtar e filloi ndeshjen nga fillimi për tu zëvendësuar më vonë.
Në derbin e javës, në mes të Young Boys i treti dhe Baselit, lider i renditjes, ndeshje e cila u zhvillua në praninë e mbi 31 mijë shikuesve, ku rezultati përfundimtar ishte 3 me 3, u aktivizua tërë ndeshjen vetëm Granit Xhaka në petkun e Baselit. Ai edhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 30. Për Baselin nuk u aktivizuan fare Beg Ferati, Xherdan Shaqiri dhe Taulant Xhaka.
Në derbin lokal të qytetit të Cyrihut në mes të FC Zurich dhe Grasshopper, fitore shënuan vendësit 1 : 0. Për klubin vendës, Admir Mehmedi e filloi takimin, për tu zëvendësuar në minutën e 74, kurse Ardian Nikçi hyri në lojë nga minuta e 63. Në radhët e mysafirëve Endogan Adili u aktivizua nga minuta e 66.
Muhamed Demiri me klubin e tij Thun si mysafir arriti të arkëtojë një pikë kundër Belinzonës. Demiri luajti tërë ndeshjen e Milaim Rama nuk u ftua për këtë ndeshje.Lucerni i Burim Kukelit, i cili luajti tërë ndeshjen, pësoi disfatë minimale 1 me 0 si vendës nga Sioni.
Në ndeshjen St Gallen kundër Neushatel Xamax, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1 : 1, Kristian Nushi për shkak të operimit të para disa ditëve, nuk u ftua për këtë takim.
E-Diaspora
-
Flisni shqip në Zvicër! Përdorimi i gjuhës shqipe në Zvicër nuk duhet të shihet vetëm si një aspekt i diversitetit...
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
Jeta në Zvicër
-
Flisni shqip në Zvicër! Përdorimi i gjuhës shqipe në Zvicër nuk duhet të shihet vetëm si një aspekt i diversitetit...
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
122 politikanë, viktima të spiunazhit kinez, përfshirë zviceranët
-
Dritat veriore mbi qiellin zviceran
-
19-vjeçarja zvicerane bën një zbulim spektakular, nderohet me çmim special