Lifestyle
Jay-Z ndal koncertin për fansen që mposhti kancerin
Reperi ndaloi duke e lexuar shkrimin e Christina Cruzit në të cilin thuhej: “E kam mposhtur kancerin dy herë për të të parë! Të dua! ‘Selfie’ ose përqafim?”
Reperi amerikan Jay-Z ka ndërprerë një koncert të tij në Kaliforni të shtunën, për të nxjerrë në skenë një fanse të re e cila kishte mposhtur kancerin dy herë.
Reperi ndaloi duke e lexuar shkrimin e Christina Cruzit në të cilin thuhej: “E kam mposhtur kancerin dy herë për të të parë! Të dua! ‘Selfie’ ose përqafim?”.
“E ke mposhtur kancerin dy herë?” e pyeti këngëtari duke e përqafuar Christinan në skenë.
Më pas ai realizoi disa fotografi me të duke nxitur zhurmë dhe duartrokitje të mëdha nga adhuruesit në koncert.
Në fundjavë, Christina shfrytëzoi rrjetet sociale për të treguar se kjo ishte nata më e mirë e jetës së saj.
“Nuk mund ta besoj se më mori në skenë dhe e përqafova jo vetëm një herë, por dy herë”, kishte shkruar ajo në Instagram. “Ta takoja Jay-Z ishte ëndërr e bërë realitet. Më mirë as që kam mundur të imagjinoja”, ka thënë ajo për BBC-në, transmeton Albinfo.ch.
https://www.instagram.com/p/Bc0TWw3AeF_/
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit










