Bota
Jeta e thjeshtë e kryeministres më të re të Finlandës
Po komentohet shumë jeta e thjeshtë që 34-vjeçarja ka bërë më herët
Është vetëm 34-vjeçare, një vit më e vogël se diktatori i Koresë së Veriut.
Ajo është bërë shefja e Qeverisë së Finlandës, duke vendosur edhe një rekord, si më e reja në botë.
Ish-ministre e Transportit, social-demokrate, Sanna Marin, është zgjedhur kryeministre e vendit të saj.
Sanna Marin është zgjedhur të udhëheqë qeverinë e koalicionit të pesë partive në vend, pas dorëheqjes së Antti Rinnes.
Por, ndërkaq, po komentohet shumë jeta e thjeshtë që 34-vjeçarja ka bërë më herët, transmeton TCH.
Ajo dikur jetonte në apartament me qira me nënën dhe partnerin e nënës së saj, e cila i bëri të mundur ëndrrën për të shkuar në universitet, përcjell albinfo.ch.
Marin iu fut shpejt politikës dhe në një kohë rekord ngjiti majat më të larta të karrierës së saj.
Kur ishte 27 vjeçe drejtoi administratën e qytetit Tampere dhe në vitin 2015 u zgjodh deputete. Por ajo që po tërheq së tepërmi, është pamja e saj shumë e re.
Megjithatë, Sanna është rritur nga një nënë beqare dhe është i vetmi person i arsimuar në familjen e saj, sipas mediave finlandeze.
34-vjeçarja do të drejtojë një koalicion pesë-palësh, i cili përfshin, përveç socialdemokratëve, të cilët janë partia më e madhe në Parlamentin e Finlandës, Aleancën e Majtë, Lidhjen e Gjelbër, Partinë e Qendrës dhe Partinë Popullore Suedeze të Finlandës.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










