Kosova

Jo vetëm në Rrugën e Kombit, taksë edhe në autostradat e Kosovës

Kosovarët së shpejti do të paguajnë taksë edhe për autostradat në territorin e Republikës së Kosovës

Reagime të mëdha në Kosovë ka pasur aplikimi i taksës në Rrugën e Kombit nga shteti shqiptar, përcjell albinfo.ch.

Kostoja e papërballueshme jo rrallë herë kishte shkaktuar pakënaqësi jo vetëm te kosovarët, por edhe te shtetasit e veriut të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

E kosovarët së shpejti do të paguajnë taksë edhe për autostradat në territorin e Republikës së Kosovës.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga Ministria e Infrastrukturës. Zëvendësministri Rexhep Kadriu thotë se aplikimi i taksës në autostradat e Kosovës nuk pritet të fillojë këtë vit. Siç thotë ai, fillimisht duhet të kryhet studimi i fizibilitetit.

“Jemi duke punuar në studimin e fizibilieteti në vendosjen e biletave për pagesë të autostradave. Faktikisht nuk do të ndodhë këtë vit, vitin e ardhshëm të shohim se deri ku po mbërrijmë në këtë situatë që ta kryejmë studimin e fizibilitetit dhe ta shohim koston”, thotë ai.

Sidoqoftë, nga Ministria e Infrastrukturës premtojnë se kostoja nuk do të jetë sa ajo e “Rrugës së Kombit”.