Autotech
Edhe kamionët e autobusët, me kontrolle të rrepta për ndotjen e ambientit
Sipas prodhuesve, masat e marra duhet të reduktojnë emetimet e automjeteve me 37,5 % midis viteve 2021 dhe 2030
Negociatorët e BE-së ranë dakord për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit për kamionët dhe autobusët e rinj me 30% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2019.
Objektivat janë pjesë e përpjekjeve të BE-së për të arritur qëllimet e saj klimatike dhe për të kufizuar ngrohjen globale.
Shkarkimet e karburantit të automjeteve përbëjnë një përqindje të madhe të emetimeve në ndryshimet klimatike, transmeton “ATSH”.
“Objektivat dhe stimujt e rinj do të ndihmojnë në adresimin e emetimeve, në kursimin e karburantit për operatorët e transportit dhe në ajër më të pastër për të gjithë europianët”, tha komisioneri evropian për Klimën, Miguel Arias Canete, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti Evropian kishte kërkuar një objektiv reduktimi prej 35% më të lartë, por shtetet anëtare arritën të ndjekin synimin e dakordësuar në muajin dhjetor.
Sipas prodhuesve, masat e marra duhet të reduktojnë emetimet e automjeteve me 37,5 % midis viteve 2021 dhe 2030.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














