Lajme
Joe Biden fiton bindshëm në garën e Demokratëve në Karolinën e Jugut
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka fituar bindshëm në zgjedhjet paraprake demokrate të mbajtura në Karolinën e Jugut.
Sipas raportimeve nga BBC, me pothuajse të gjitha fletëvotimet e numëruara nga votimi i së shtunës, Bideni ka fituar të 55 delegatët e premtuar, ndërsa konsiderohet se ai përballet me pak konkurrencë brenda partisë së tij, përcjell albinfo.ch.
Demokratët Marianne Williamson dhe Dean Phillips kanë mbetur larg Bidenit në votime, me shifrat paraprake që tregojnë se secili ka siguruar vetëm 2% të votave.
“Ju jeni arsyeja pse unë jam president. Ju jeni arsyeja pse Donald Trump është humbës dhe ju jeni arsyeja që ne do ta fitojmë dhe do ta mposhtim atë përsëri”, ka thënë Biden para një turme në këtë vend para disa javësh.
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025














