Lajme
Joe Biden shkon në Poloni me rastin e 1-vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës
Presidenti amerikan, Joe Biden, synon të vizitojë Poloninë në përvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, njoftoi stacioni televiziv amerikan NBC News.
Vizita e Biden në Poloni është planifikuar aktualisht për në fund të shkurtit, megjithëse burimet thanë se udhëtimi nuk ishte konfirmuar ende, pasi Shtëpia e Bardhë nuk e ka njoftuar zyrtarisht atë dhe planet mund të ndryshojnë.
NBC News raportoi në janar se Biden po konsideronte një vizitë në Evropë, përfshirë Poloninë, me burime që thanë në atë kohë se Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte se si presidenti mund të shënonte përvjetorin e luftës për të theksuar qëndrueshmërinë e Ukrainës dhe për të nënvizuar solidaritetin e vazhdueshëm të SHBA-së me Kievin.
Një udhëtim në Evropë do t’i jepte Biden një mundësi për të theksuar rëndësinë e unitetit në aleancën SHBA-Evropë, diçka që nënkuptohet nga njoftimi i tij në janar të dërgimit të 31 tankeve ”Abrams” për Ukrainën.
”Që nga pushtimi i Rusisë, SHBA i ka dhënë Ukrainës mbështetje ushtarake me vlerë 29 miliardë dollarë”, tha javën e kaluar Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














