Portrete të firmave

Jubileu i 20 viteve të suksesshme të enb-së

Një shembull suksesi në fushën e sigurimeve, në Zvicër është “enb AG”, kompania e sigurimeve, e cila ka mbushur 20 vite të ekzistencës së suksesshme

Lëmi i sigurimeve është një sektor shumë i rëndësishëm dhe siguron një gamë produktesh të sigurimeve të obliguara dhe vullnetare në shtetin zviceran. Përgjatë viteve, këtij tregu i janë bashkuar edhe shumë kompani, të cilat drejtohen nga shqiptarë të suksesshëm në Zvicër.

Një shembull suksesi në këtë drejtim është “enb AG”, kompania e sigurimeve, e cila ka mbushur 20 vite të ekzistencës së suksesshme në tregun e sigurimeve. enb me Arsim Hysenin në krye, është një ndërmjetës i pavarur sigurimesh me seli në Dietlikon të Cyrihut.

Si një ofrues i certifikuar dhe i licencuar dhe partner zyrtar i kompanive zvicerane të sigurimeve, enb mbështet klientët e tij në çdo kohë në kërkim për gjetjen e solucionit më të mirë për kompanitë e sigurimeve.

Sektori i sigurimeve në Zvicër është mjaft sfidues, kërkon një përkushtim dhe korrektësi të nivelit të lartë. Një njeri që ka arritur të mbijetojë në këtë treg dinamik, padyshim është pronari dhe themeluesi i enb-së, Arsim Hyseni.

Fotograf: Sören Funk

Ai, në një rrëfim suksesi për albinfo.ch ka treguar se angazhimi i tij në lëmin e sigurimeve daton nga viti 1993. Vendimi për themelimin e enb erdhi nga përvoja që Z. Hyseni kishte bërë ndër vite, e cila e i kishte mundësuar të kuptojë se me çfarë sfidash ballafaqoheshin bashkatdhetarët e tij.

“Unë isha i sigurt që me përvojën dhe njohuritë e mia mund të ndihmoja bashkatdhetarët e mi në zgjidhjen e problemeve që kishin në jetën e përditshme, qofshin ato me sigurime apo me autoritetet zvicerane” tregon ai për albinfo.ch.

Puna e palodhshme e drejtuesit dhe themeluesit të enb-së ka bërë që kjo kompani t`i përballojë sfidat dhe të arrijë të zgjerojë veprimtarinë e saj në tregun e sigurimeve.

„Falë punës korrekte dhe të sinqertë, si në raport me palët ashtu dhe në raport me kompanitë me të cilat bashkëpunojmë ndër vite, u bë i mundur automatikisht zgjerimi i aktiviteteve tona, rritja e enb-së dhe qëndrueshmëria e saj në këtë treg të sigurimeve, shumë të sfiduar“, rrëfen për albinfo.ch Z. Hyseni.

Sektori i  sigurimeve është mjaft dinamik, dhe si rezultat i këtij dinamizmi, janë të pakta ato firma që kanë arritur tu mbijetojnë sfidave të tregut. Sinqeriteti, korrektësia dhe raportet e mira mes klientëve dhe kompanive të sigurimeve bënë që enb të jetë lider në tregun zviceran tash e 20 vite.

“Te ne vlen parimi: Mos i ofro asnjë klienti një produkt, një shërbim që nuk do e marrësh për vete. Mandej, shumë të rëndësishme janë besueshmëria dhe lojaliteti i bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tanë.

Këtu dëshiroj të potencoj disa shembuj të bashkëpunëtorëve të suksesshëm: Agim Klinaku që është pjesë e suksesit të enb që nga themelimi, pra për 20 vite; Astrit Shabani, pjesë e enb-së tani e 12 vite; Nusret Rexhepi 10 vite e shumë të  tjerë që kanë bërë më shumë se 10 vite përvojë te ne dhe tani janë duke punuar apo zhvilluar biznese jashtë enb-se“, tregon Arsim Hyseni për albinfo.ch duke folur mes tjerash për sukseset që e bënë enb t`i rezistojë kohës dhe të arrijë që sot të festojë 20 vite të sukseseve të saj.

Njëzet vite suksese për enb nuk janë suksese vetëm të kompanisë, për 20 vite rrugëtim me të u rritën edhe gjenerata. Të tillë janë edhe fëmijët e themeluesit të enb-së, Arbiesa, Arbëri dhe Arianiti. Për albinfo.ch ata kanë treguar se çfarë ndjenje është të punosh një kompani që konsiderohet edhe biznes familjar.

Arsim Hyseni

“Është kënaqësi të rritesh bashkë me biznesin e babait. Gjithashtu është kënaqësi  të fitosh gjithmonë e me shumë ndikim në zhvillimin e firmës. Ne jemi edhe ashtu një familje, por kemi arritur që në biznes dhe me punëtoret të bashkëpunojmë në një familje të përbashkët të enb-së. Rruga e vendimeve është shumë e shkurtër dhe kjo na mundëson të kemi vendimmarrje të shpejte, e cila kërkohet çdo herë e më shumë nga ne”. tregon përvojën e tij Arianit Hyseni.

Të jesh pjesë e kompanisë enb-së do të thotë të jesh pjesë e një suksesi të përbashkët. Këtë e thotë edhe njeri nga bashkëpunëtorët e drejtuesit të enb-së, Z. Agim Klinaku. “Për mua, nga viti 2002 ka shumë gjëra për të përshkruar, si për vështirësitë që kemi kaluar, ashtu edhe për të mirat dhe sukseset.

Për mu personalisht është shumë e çmueshme dhe privilegj që Arsim Hyseni nuk ka kursyer asgjë për të më mbështetur si person. Kjo më bën të jem shumë i respektuar dhe të kem privilegje për shumë vite në enb. Njëzet vite sukses për enb janë suksese dhe ngritje për të gjithë ne“, tregon Klinaku për albinfo.ch

Rrugëtimit të gjatë e të suksesshëm të enb-së padyshim i janë bashkuar edhe njohës të kësaj fushe, njëri nga ta është edhe Jeton Kqiku, i cili viteve të fundit si CEO i është bashkuar suksesit të kësaj kompanie. Ai për albinfo.ch ka treguar eksperiencat që ka sjellë në enb.

“Eksperienca ime është shumë e gjerë. Në këtë fazë të enb-së kemi mundësinë ta shfrytëzojmë eksperiencën e profesionalizmin në zhvillimin e brendshëm të firmës por gjithashtu edhe në atë të jashtëm. Strukturat e firmës të menduara mirë, afër tregut dhe klientit, na mundësojnë të reagojmë shumë shpejt. Gjithashtu na ndihmon shumë përvoja në lidership dhe mundësitë për përpilimin e strategjive në firmë”.

Klima e mirë e punës dhe përkujdesja ndaj klientëve janë parimet kryesore që sot ndjek enb. Ndërsa atmosfera që mbretëron brenda zyrave të enb-së bën që edhe suksesi të jetë më lehtë i arritshëm. Adelina Cerkinaj, drejtuese e administratës përshkruan për albinfo.ch ambientin e punës dhe frymën e bashkëpunim që kanë punëtorët e enb-së.

enb, është një firmë shumë familjare dhe në të mbretëron një atmosferë shumë e ngrohtë ndërmjet punëtoreve dhe bordit udhëheqës. Çdo punëtor në enb, ka përgjegjësitë dhe liritë e veta që të vendosur për punën që e kryen vet. Kjo ndikon që punëtorët të jenë të motivuar dhe të përfundojnë me  sukses detyrat e shtruara. Qëllimi kryesor i enb-së është që klientët të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu që çdo herë përpiqemi të gjejmë një zgjidhje sa më të favorshme për ta, pavarësisht nga tema për të cilën bëhet fjalë. Kjo ndikon që klientët tanë në masë të madhe të na rekomandojnë për shërbimet e sigurimeve te familjaret dhe shoqëria e tyre. Kjo na ka bërë neve si firmë, që të jemi mbi 20 vite një emër i njohur dhe i besueshëm në mbarë Zvicrën.

Fotograf: Sören Funk

Albinfo.ch: “Çfarë e dallon sigurimin enb nga konkurrenca?” 

Carlo Vegetti: “Shikimi i orientuar drejt së ardhmes, ose me fjalë të tjera, qasja

afatgjate. Nga njëra anë, të ardhurat duhet të sigurohen në një afat të shkurtër.

Por, nga ana tjetër, enb nuk e harron kurrë horizontin e plotë, kur bëhet fjalë për

përcaktimin e qëllimeve afatgjata. Dëshmia e fundit është ekipi i ri drejtues me

Jetonin (Kqiku) i cili e ka zëvendësuar Arsimin me kompetencë dhe vendosmëri.

 

Albinfo.ch: “Çfarë i veçon brokerat tanë në bashkëpunim me Swica?” 

Antonio Andrianello: “Transparenca e ndërsjellë dhe bashkëpunimi shumëvjeçar”.

 

Albinfo.ch: Çfarë është ajo që i dallon brokerat tanë në bashkëpunim me PAX?” 

Daniel Mutz: “Është bashkëpunim shumë i përkushtuar, cilësia e lartë dhe

angazhimet konkrete. Sidomos Arsimi (Zot…) është një burrë i fjalës, ju mund të

mbështeteni te ai dhe ta vlerësoni shumë atë.

Albinfo: “Cilat janë përvojat tuaja me kompaninë enb dhe lidhur me kulturën e saj 

të punës ekipore?” 

Giorgio Luppino: “Në 10 vitet e punës sime në këtë sektor sigurimesh, kam 2 vjet që

punoj në enb. Kultura që karakterizon kompaninë është shumë motivuese,familjare dhe multikulturore. Unë synoj të vazhdoj të qëndroj me këtë kompani, veçanërisht për shkak të pjesëtarëve të ekipit drejtues që janë gjithmonë në dispozicion për të ofruar këshilla dhe  ndihmë.  Klima e korporatës na lejon neve, brokerave, të punojmë individualisht dhe të zhvillohemi profesionalisht”.

Nesret Limani: (FC Kosova) Roli i enb ka qene shumë i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për “FC Kosova” për të arritur deri këtu, ku sot jemi. Në fakt, “FC Kosova” është rritur bashkë me enb dhe Arsim Hysenin. Sukseset që sot FC Kosova gëzon janë falë kontributit të enb dhe Arsim Hysenti, një kontributi 14 vjeçar. Përveç angazhimit dhe punës si president Arsim Hyseni dhe enb kanë qenë edhe kontribuues i madh në aspektin e financave për “FC Kosovën”.

Adnan Fazliu: Ishte rastësi kur jemi takuar me Arsimin, por e vërteta është që Arsimi sa i përket fushës së sigurimeve ka qenë një udhërrëfyes, jo vetëm për mua por edhe për shumë të tjerë.

Fotograf: Sören Funk

Autor i Artikullit. Armend Berisha

/Artikull i sponzorizuar)

 

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI