Integrimi
Juncker: Shtetet e BE-së të strehojnë 160 mijë refugjatë
Veç kësaj kryetari i komisionit ka kërkuar që azilkërkuesit të kenë të drejtë pune “që nga dita e parë. Unë jam absolutisht pro kësaj të drejte”, ka theksuar ai
Kryetari i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian në Strassburg ka kërkuar nga shtete e BE-së pranimin dhe ndarjen në mes tyre të 160 mijë refugjatëve të ardhur përmes Greqisë, Italisë dhe Hungarisë.
Juncker ka thënë se “shpreson me të vërtetë që kësaj here do të marrin pjesë të gjithë”, duke pasur fjalën për kuotën e refugjatëve të planifikuar nga BE-ja.
Veç kësaj kryetari i komisionit ka kërkuar që azilkërkuesit të kenë të drejtë pune “që nga dita e parë. Unë jam absolutisht pro kësaj të drejte”, ka theksuar ai.
Po ashtu në fjalën e tij, Juncker ka kërkuar që të gjitha shtetet kandidate për anëtare të BE-së të trajtohen si vende të sigurta të prejardhjes. Kërkesat për azil të bëra nga shtetasit e këtyre vendeve mund të trajtohen më shpejtë dhe kanë fare pak shanse pe¨r sukses. Por në rast se konstatohet se në këto vende megjithatë kanë ndodhur shkelje të të drejtave të njeriut që arsyetojnë dhënien e azilit, duhet shqyrtuar mundësinë e heqjes së statusit të kandidatit këtyre vendeve.
Juncker dëshiron gjithashtu të sanksionojë edhe shtetet anëtare të BE-së kur ato shkelin rregullat e përbashkëta të azilit.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit










