Shkurt.ch
JUSO kërkon të hiqet `marrja në pyetje` për pasaportën zvicerane
“Ashtu siç janë përshkruar ato, nuk ngjajnë me intervista por më shumë me marrje në pyetje. Prandaj ato duhet ndaluar menjëherë”, kërkon Tamara Funiciello, kryetare e socialistëve të rinj (JUSO) të Zvicrës
Rasti i turkes Funda Yilmaz dhe i gjermanit M.M., të cilëve, përkundër nivelit të përsosur të integrimit në Zvicër, u është hedhur poshtë kërkesa për natyralizim, ka ngjallur një debat të nxehtë në opinionin zviceran. Ajo që ka irrituar në veçanti këtë opinion ka qenë “intervista” të cilës i nënshtrohen kandidatët për pasaportë zvicerane. Kjo, për shumëkënd është e tepruar dhe më shumë ngjan me një “marrje në pyetje”.
“Ashtu siç janë përshkruar ato, nuk ngjajnë me intervista por më shumë me marrje në pyetje. Prandaj ato duhet ndaluar menjëherë”, kërkon Tamara Funiciello, kryetare e socialistëve të rinj (JUSO) të Zvicrës, shkruan 20minuten.ch. “Këtu, janë një numër i vogël i njerëzve të cilët kanë një rol të madh mbi të ardhmen e kandidatëve për natyralizim dhe nuk ekzistojnë kritere të përbashkëta për intervistat. Kjo gjë pastaj i hap dyert arbitraritetit krah e krah”, transmeton albinfo.ch. Kështu, sipas saj vendimet në dy rastet e bëra të njohura së fundi janë të papranueshme. “Këtu mund të ndodhë që dikush, thjesht nisur nga trill i tij, të ta pamundësojë natyralizimin”.
Prandaj, kur dikush i ka plotësuar kriteret si: kohëzgjatjen e qëndrimit në Zvicër, imazhin e mirë dhe njohjen e gjuhës, ai duhet të natyralizohet pa pasur nevojë për ndonjë bisedë plotësuese, mendon Funiciello. “Kush e ndjen veten në Zvicër si në shtëpi të veten, duhet të ketë të drejtë po ashtu që të marrë pjesë në jetën politike, kjo është një e drejtë themelore demokratike. Dhe kjo nuk duhet të lidhet me `suksesin` e mirë në provim por duhet të vlejë për të gjithë.
Ndërkaq, krejtësisht ndryshe e sheh këtë deputetja nacionale nga SVP, Barbara Steinemann, transmeton albinfo.ch. “Është e drejtë e komunës që të vlerësojë në mënyrë rigoroze se kush po natyralizohet”, thotë ajo. Ndërsa duke tërhequr vërejtjen nga heqja e intervistës ajo shton: “Kur nuk mund t`i njohësh kandidatët personalisht, nuk do të dish më se kë po e natyralizon”.
Një rrugë të mesme e propozon deputeti nacional nga Partia e Gjelbër, Jonas Fricker. “Federata duhet të shpallë kriteret që caktojnë se në ç`mënyrë dhe në ç`masë duhet të shqyrtohet njohja e dokeve dhe zakoneve të vendit (te kandidatët për pasaportën zvicerane)”.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













