Integrimi
Ka filluar gjykimi i parë për terrorizëm islamik në Gjermani, ai kundër Kreshnik B.
Gjykatësi paralajmëron masa lehtësuese nëse i akuzuari pranon veprën. Në atë rast ai, sipas procedurës për të rinj, do të dënohej me deri në 4 vjet e 4 muaj burg
Ka filluar sot në Frankfurt, nën masa të forta sigurie gjykimi kundër Kreshnik B., i lindur në Homburg të Gjermanisë dhe me prejardhje nga Kosova, të dyshuar si pjesëtar i organizatës terroriste islamike që lufton për shtetin islamik (IS). Ai është arrestuar në dhjetorin e vitit të kaluar me rastin e kthimit në Gjermani nga Siria.
Është ky gjykimi i parë që zhvillohet në Gjermani kundër një të dyshuari për terrorizëm islamik. I dyshuari akuzohet për pjesëmarrje ë një organizatë terroriste dhe për përgatitjen e një akti të rëndë me rrezikshmëri shoqërore jashtë vendit. Për këtë arsye, siç shkruajnë mediet gjermane, ky proces ka zgjuar interesim të madh në opinion. Për të ndjekur gjykimin që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë të Landit në Frankfurt, kanë ardhur edhe shumë gazetarë nga vende të ndryshme të botës.
Në ditën e parë të procesit Kreshnik B. ende nuk e ka dhënë deklaratën e tij. Ndërsa avokati i tij ka paralajmëruar se ai do ta bëjë këtë në procesin e të premtes.
Pas leximit të aktakuzës janë dëgjuar dy inserte nga bisedat telefonike. Në njërin prej tyre dëgjohet një familjar i cili i thotë Kreshnikut “Ti je i ri, i marrë dhe naiv”.
Prokuroria Federale beson se personi i akuzuar, i shtyrë nga qëndrimet e tij radikale religjioze ka qenë për rreth gjysmë viti pjesëtar i IS.
Sipas akuzës, ai, në korrik të vitit 2013 kishte shkruar në Siri, përmes Stambollit. Pas një trajnimi në përdorimin armëve atij i është besuar një armë zjarri dhe pastaj ka shërbyer në shërbimin sanitar dhe në roje. Ai po ashtu ka marrë pjesë në aksione luftarake që kanë zgjatur disa ditë.
Sipas ligjit gjerman, Kreshnik B. mund të marrë dënim deri në 10 vjet burg. Por, gjykatësi ka paralajmëruar masa lehtësuese në rast se i akuzuari pranon veprën. Në atë rast ai do të merrte një gjykim më të lehtë, sipas procedurës për të rinj. Kjo nënkupton dënimin prej 3 vjet e 3 muaj deri në katër vjet e 3 muaj burg të 20 vjeçarit.
Procesi kundër tij është ndarë në shtatë ditë dhe pritet të zgjasë deri në muajin nëntor.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra, po udhëtonin drejt të afërmve... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












