Lajme
Ka filluar testi gjithë popullor falas në Austri
Vetëm në 32 orët e fundit janë regjistruar për të bërë testin mbi 100 mijë persona.
Austria është ende duke u përballur me valën e re të koronavirusit. Ndonëse nga dita e hënë parashihet të zbuten një pjesë e masave, megjithatë situata me koronavirus mbetet e tensionuar, shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
Publikimi i fundit gjatë ditës së sotme i numrit të të infektuarve ishte 3.969 persona brenda 24 orëve. Prandaj, ‘komisioni i semaforit’ vazhdon ta lërë gjithë Austrinë në semaforin e kuq.
Duke filluar nga sot, në Austri mund të testoheni falas dhe vullnetarisht në Vjenë, Tirol dhe Vorarlberg. Aksioni për testimin masiv, i vendosur nga qeveria austriake, është duke vijuar në përputhje të plotë. Në 32 orët e para, në platformën ( www.oesterreich-testet.at) ishin regjistruar mbi 100 mijë persona.
20 mijë persona në Austrinë e Ulët janë regjistruar për t’iu nënshtruar testit më 12 dhe 13 dhjetor.
Pak raste pozitive
Vlerësimet fillestare treguan një numër shumë të vogël të testeve pozitive. Në Vorarlberg pak më pak se 0.4 për qind e testeve ishin pozitive deri në orën 16.00 pasdite. Në Vjenë pak më pak se 0.5 për qind dhe në Innsbruck 0.2 për qind. Shifrat për të gjithë Tirolin do të paraqiten gjatë mbrëmjes, njoftoi kurier.at, transmeton Albinfo Austria.
Në Vjenë testin falas mund ta bëni në tri lokacione: Stadthalle, Messe dhe Marxhalle. Radhet e gjata kishte në orët e mëngjesit ndërsa në orët e mbrëmjes ato u zvogëluan, veçanërisht në Marxhalle.
Në vijim po sjellim datat e Landeve, ku mund të bëhet testi falas në gjithë Austrinë:
Vjenë 4.12. – 13.12
Tirol: 4.12. – 6.12
Voralberg: 4.12 – 6.12
Burgenland: 10.12 – 15.12
Kärtnen: 11.12 – 13.12
Niederösterreich: 12.12 – 13.12
Oberösterreich: 11.12 – 14.12.
Salzburg: 12.12. – 13.12.
Steiermark: 12.12 – 13.12.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit