Integrimi
Ka plaçkitur çiftin e pleqve, 7 vjet e 6 muaj burg për kosovarin
Po këtë dënim për të gjykuarin e kishte kërkuar edhe prokuroria ashtu si dhe paditësi privat. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që ai të shpallej i pafajshëm
Gjykata e Landit në Fulda ka sjellë vendimin për dënim me 7 vjet e 6 muaj burg për një kosovar 38 vjeç, i cili në janar të vitit 2012, së bashku me tre të tjerë, të panjohur kishte sulmuar një çift të moshuar në shtëpinë e tyre në Dipperz.
Po këtë masë ndëshkuese për të e kishte kërkuar edhe prokuroria ashtu si dhe paditësi privat. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që i akuzuari të shpallej i pafajshëm.
Gjykata ka konstatuar se kosovari ka sulmuarfizikisht dhe grabitur në shtëpinë e tyre një pensionist 79 vjeçar dhe bashkëshorten e tij 77 vjeçare, shkruan fuldauer zeitung.
Faktet e paraqitura nga akuza kanë peshuar më shumë kështu që, pas disa seancave, gjykata ka vendosur të shqiptojë dënimin e përmendur.
Në ditën e gjykimit ka folu edhe eksperti lidhur me deklarimin e të akuzuarit se ai prej vitesh është në varësi nga konsumimi i drogës, heroinë dhe kokainë.
Sipas ekspertit, në rastin e sulmit në shtëpinë e pensionistëve në Dipperz, varësia nga droga nuk ka luajtur asnjë rol. Për këtë arsye, kosovari konsiderohet se ka përgjegjshmëri të plotë penale, pasi që në gjendje të droguar ai nuk do të mund të kryente një vepër të tillë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













