E-Diaspora
Ka sjellë ilegalisht në Gjermani 14 kosovarë, dënohet me kusht
Sipas prokurorit, personat që ishin kontrabanduar do t`u kenë paguar pothuajse 5000 euro kontrabandistëve të përfshirë në këtë krim
Një person 39 vjeçar nga Kosova ka pranuar para gjyqtarëve porotë në Gjykatën e qytetit gjerman Wetzlar se në pranverën e 2015 ai ishte i përfshirë në futjen ilegale të 14 shtetasve kosovarë nga Hungaria në Gjermani, shkruan mittelhesen.de.
Duke marrë parasysh mbajtjen e paraburgimit dhjetë-javor, dhe faktin se i pandehuri nuk kishte qenë i dënuar më parë në Gjermani, ai u dënua me tetë muaj burgim me kusht për “ndihmën e ofruar për kontrabandimin e të huajve.
Pas aktgjykimit, ai ishte në gjendje të përqafonte partneren e tij, e cila jeton në Saksoninë e Ulët dhe ishte e pranishme në sallë. Më pastaj ai la sallën e gjyqit si njeri i lirë, transmeton albinfo.ch. Ai ka bërë të ditur se do të kthehej menjëherë në vendlindje, ku do të punonte si shofer taksie dhe do të sigurojë ndihmë financiare për vajzën e tij jolegjitime, e cila jetonte me nënën biologjike.
Sipas avokatit mbrojtës, i akuzuari dyshohet se është nxitur të bëjë kontrabandim nga xhaxhai i tij, i cili tashmë ishte dënuar për të njëjtën gjë. Për shkak të hierarkisë familjare në vendin e tij, ai duhej të mbështeste të afërmit e tij. Sipas prokurorit publik, gjithsej katër burra, përfshirë edhe të akuzuarit tani, ishin përfshirë në kontrabandë të gjithsej 14 kosovarëve nga Hungaria përmes Austrisë për në Gjermani.
Sipas gjyqësorit, të dy familjet e kontrabanduara, me fëmijët e tyre dhe dy çifte të martuara kishin hyrë në Hungari përmes Beogradit dhe kishin dështuar të merrnin azil pasi që ishin marrë nga policia hungareze, përcjell albinfo.ch. Ata pastaj kishin marrë me qira një furgon (kombibus) dhe të 14 personat qenë futur në pjesën e bagazhit. Hyrja e paligjshme në Gjermani pasoi në mes të marsit 2015.
Kontrabandistët i sollën kosovarët në një qendër azili në Schöffengrund. Aty u përshkallëzua konflikti mes tyre u pasi që kontrabandistët kërkonin më tepër para. Sipas prokurorit, personat që ishin kontrabanduar do t`u kenë paguar pothuajse 5000 euro kontrabandistëve të përfshirë në këtë krim.
Sipas gjykatësit kryesues Reinhard Grün, dy autorët kryesorë ishin dënuar tashmë me dënime prej nëntë muajsh me kusht nga Gjykata e Landit në Limburg, transmeton albinfo.ch. I akuzuari dhe njëherësh i dënuari 39 vjeçar ishte arrestuar kur kishte aterruar në Aeroportin e Hanoveritm, në vjeshtë 2019 për të vizituar partneren e tij aktuale.
(Foto: Ilustrim)
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor