Lajme
Kalohet shifra e 10 mijë të vdekurve në Zvicër
Më 2 Mars 2021, numri i të vdekurve në Zvicër me Covid arriti në 10,0051, sipas gjurmuesit të koronavirusit Johns Hopkins
Gjatë fundjavës, Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin ftoi kombin të ndalet për një minutë heshtje në mesditën e së Premtes më 5 Mars 2021 për të kujtuar viktimat e pandemisë dhe të dashurit e tyre. Presidenti ka kërkuar gjithashtu që të bien kambanat e kishës. 5 Mars, Zvicra shënon përvjetorin e vdekjes së parë të Covid.
Sipas vlerësimit zyrtar, 558,622 njerëz janë infektuar me virusin SARS-CoV-2 në Zvicër, megjithatë disa vlerësime, të tilla si një nga Corona Immunitas, një grup kërkimor që studion imunitetin në të gjithë popullsinë, vlerësojnë se deri në 1.5 milion mund të janë infektuar nga sëmundja në Zvicër, e cila do të përfaqësonte rreth 17% të popullsisë, përcjell albinfo.ch.
Më 2 Mars 2021, numri i të vdekurve i botuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës (FOPH) qëndroi në 9,303. Kjo shifër është më e ulët se numri i Johns Hopkins sepse përjashton njerëzit që vdiqën pasi u diagnostikuan klinikisht me Covid. Këta njerëz nuk u testuan për shkak të vonesave të testimeve dhe racionimit të testeve gjatë valës së parë.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













