Maqedonia
Kaloi shifrën 7 mijë numri i të prekurve me Covid në Maqedoninë e Veriut
Është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore se numri i të infektuarve me Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut kalon shifrën 7000. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 115 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë shënon 1046. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 pacientë, ndërsa janë shëruar 40 të tjerë.
Postimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë
“Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1032 testime, ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me Covid 19. Në Shkup 53, Kumanovë 4, Dibër 6, Shtip 3, Prilep 6, Tetovë 8, Strufë 13, Veles 1, Ohër 8, Gostivarë 5, Probishtip 1, Sveti Nikollë 1, Kërçovë 4, Resnjë 2. Sot instituti për shëndet publik ka regjistruar 40 persona të shëruar në Shkup 26, Veles 2, Gostivar 3, Kërçovë 3, Resnjë 6. Kanë ndërruar jetë 7 persona, 5 pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Krusheva.”
Dy prej pacientëve që kanë ndërruar jetë ishin të shtruar në Klinikën për Sëmundje infektive në Shkup, dhe ishin të moshës nga 50 deri në 70 vjeç. Në spitalin 8 shtatori kanë vdekur 5 pacientë të moshës, 56, 64, 65 dhe 82 vjeçare. Nga ministria njoftojnw edhe pwr numrin e pacientwve nwpwr spitalet nw territorin e tw gjithw vendit.
Ministria e Shëndetësisë
“Në klinikën për sëmundje infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 6 pacientë, gjithësej janë të hospitalizuar 88, 54 prej tyre janë në mbështetje me oksigjen, ndërsa nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin n Kozle janë të hospitalizuar 30 pacientë të rritur dhe 4 fëmijë, të dyshuar dhe pozitivë me koronavirus. Në spitalin 8 shtatori janë pranuar 12 pacientë të rinj, ndërsa gjithësej janë të hospitalizuar 123 pacientë, në makinë respiratore janë 5. Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 41, në Ship 45, në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Gostivarë janë të hospitalizuar 92 pacientë, të dyshuar dhe pozitiv me Covid 19.”
Numri i pacientëve të shëruar është 3027, ndërsa që nga fillimi i epidemisë kanë ndërruar jetë 341 persona. Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 3678 persona. Në 24 orët e fundit janë bërë 1032 testime, ndërsa prej fillimit të epidemisë janë bërë gjithësej 67 165 testime.
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë Kushdo që del në pension sot mund të duhet të financojë pensionin e tij për një... -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër
















