Integrimi
Kaltrin Murati, në garë për policin më të mirë në Vjenë
Më 13 Mars, kandidati që merr më së shumti vota do të shpallet fitues një mbrëmje festive në bashkinë e qytetit në Vjenë
Ata rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre. Nuk janë vetëm për t’i mbrojtur dhe për t’ju dhënë siguri banorëve të Vjenës, por kanë edhe përgjegjësi tjera. Gazeta austriake “krone.at” ka nisur një anketim për të përzgjedhur “Policin më të mirë të qytetit”. Janë 6 kandidatë, e në mesin e tyre edhe polici me prejardhje shqiptare, Kaltrin Murati. Votimi mund të bëhet deri më datën 24 shkurt, në orën 9 të mëngjesit, njofton albinfo.ch.
Këta gjashtë zyrtarë policorë që u përzgjodhën, përveç që rrezikuan jetën e tyre duke shpëtuar jetët e të tjerëve, kapën edhe tregtarë të drogës dhe kriminelë të tjerë.
Sipas gazetës “krone.at”, vitin e kaluar në një ndërtesë në rrugën Preßgasse në qarkun e katërt të Vjenës kishte ndodhur një shpërthim i një bombole gazi ku kishin mbetur dy persona të vdekur dhe 15 të lënduar. Por, falë policit Kaltrin Murati numri i të vdekurve nuk kishte rritje. Personat tjerë që kishin mbetur të ngujuar në atë ndërtesë arritën të shpëtojnë gjallë. Ai, duke rrezikuar jetën e tij, ishte i pari që arriti t’u dalë në ndihmë banorëve, transmeton albinfo.ch. Kaltrini, duke u ngjitur nga shkallët ndihmëse, kishte dëgjuar një grua e cila bërtiste, qante dhe kërkonte ndihmë. Ndërtesa ishte pranë shembjes. Gruaja kishte mbetur e ngujuar nën një gërmadhë në katin e tretë. Ai me qetësi dhe profesionalizëm arriti ta shpëtonte.
Kaltrin Murati është lindur në Vjenë, nga prindër shqiptarë. Albinfo.ch merr vesh se 30 vjeçari ka prejardhje nga Tetova. „Ky është profesioni im i preferuar“, thotë polici shqiptar i cili flet rrjedhshëm disa gjuhë të huaja. Ai është në shërbim të sigurisë së qytetarëve për qarqet (Bezirk) 4,5,6 të Vjenës. Në kohën e lirë të tij, pëlqen të luajë basketboll dhe futboll, përcjell albinfo.ch. „Trofeun e fitores do të doja ta vendosja inspektoratin policor. Kjo do të ishte një mirënjohje edhe për kolegët e mi“, ka thënë ai për krone.at.
Kjo garë organizohet çdo vit nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në Vjenë në bashkëpunim me qytetin e Vjenës.
Më 13 Mars, kandidati që merr më së shumti vota do të shpallet fitues një mbrëmje festive në bashkinë e qytetit në Vjenë.
Për të votuar për policin shqiptar mund të shtypni këtë link, https://www.krone.at/2095482
Pasi ta hapni linkun, shikoni në fund të faqes ku gjendet emri i Kaltrin Muratit dhe aty mund të votoni.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA













