Sport
Kamberi mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Florian Kamberi është një tjetër futbollist që po shkëlqen në Zvicër. Mesfushori i Grasshoppersit tregon për fillimin e këtij edicioni dhe synimet në të ardhmen, derisa heziton të përgjigjet nëse të ardhmen do të luajë për Shqipërinë apo Zvicrën.
“Fillimi i sezonit ishte fantastik, si për mua ashtu edhe per klubin, por në ndeshjet e fundit gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë, por jam i bindur se shumë shpejt do t’i kthehemi fitores dhe lojës së bukur”, deklaroi në fillim Kamberi për albinfo.ch. Sidoqoftë rivali më i madh mbetet Baseli.
“Ne e dimë që Baseli është një ekip i fort, por do të mundohemi ta rivalizojmë deri në fund të sezonit. Ta shohim deri atëherë ka edhe shumë lojë. Po punoj shumë dhe të mundohem me shfrytëzu secilen mundësi që më jep trajneri”, theksoi Kamberi, i cili ka shënuar një gol këtë sezon. Ai thotë se është ende herët të vendosë se për cilën kombëtare do të luajë në të ardhmen.
“Është herët të flas për Kombëtaren. Jetës nuk i dihet. Shqipëria dhe Zvicra kanë shumë lojtarë të mirë. E kanë treguar edhe rezultatet dhe të dyjat janë në Kampionatin Evropian”, u shpreh 20-vjeçari, i cili luan me grupmoshat e Zvicrës. Më herët atë e kishte lavdëruar edhe përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, duke thënë se është e ardhmja e kombëtares kuqezi.
“E kam lexuar atë që ka thënë trajneri i kombëtares dhe më ka bërë të ndihem shumë mirë. Ai është një njeri i madh, më së miri e kallxon puna që e ka bërë me kombëtaren. Shqipëria ka qenë fantastike. Më vjen keq vetëm që nuk fitoi ndaj Serbisë, e në secilën lojë tjetër më ka bërë të ndihem shumë krenar.
Por, për të ardhmen prapë po them se është më mirë mos me fol kaq herët. Edhe pse mediat këtu në Zvicër kanë bërë presion të madh në mua dhe kombëtaren zviceriane”, deklaroi Kamberi, familja e të cilit është nga Peja.
Në fund ai dëshiron që Kosova të pranohet sa më shpejt në UEFA dhe FIFA.
“Uroj që Kosova të pranohet shumë shpejt në UEFA dhe FIFA me të drejta të plota, e kështu rinia e Kosovës mundet me u paraqit në arenën ndërkombetare, sepse shqiptarët në përgjithësi po kallxohen talente të mëdhenj, tash në secilën ligë kemi shqiptarë, prandaj po them se e rëndësishme është që Kosova të pranohet”, përfundoi Florian Kamberi.
Ai llogaritet ndër lojtarët më me perspektiv dhe shumë skuadra kanë shprehur dëshirën që të kenë në radhët e veta si Aston Villa, Schalke e Werder Bremen.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













