Maqedonia
Kamerat në makina, të ndaluara me ligj
Qytetarët më së shpeshti pajisje të këtilla blejnë për të dëshmuar se nuk janë fajtorë në rast aksidenti
Të ndaluara me ligj, por mund të gjenden gjithandej. Kjo është një pjesë e shumë ofertave në rrjetet sociale për shitjen e kamerave për automobila. Çmimet lëvizin nga 700 deri në 1500 denarë, varësisht cilësisë së pajisjes. Por, përveç në rrjetet sociale, qytetarët kamera për automobila mund të blejnë edhe në dyqanet për shitjen e teknikës së bardhë. Ligji parasheh dënime deri në 400 euro për vendosjen e pajisjeve në automobila privatë.
“Vendosja e pajisjeve që regjistrojnë në automobila konsiderohet se mund të incizojnë edhe persona tjerë jashtë automobilit dhe vjen deri te rreziku që ai person të mund të identifikohet dhe t’i shkelet privatësia. Për shembull, përmes publikimit të paligjshëm të atij materiali në rrjetet sociale në internet, ajo mund të përdoret edhe për qëllime të tjera”, deklaroi Emilia Ginoska, drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale raporton In 7.
Qytetarët më së shpeshti pajisje të këtilla blejnë për të dëshmuar se nuk janë fajtorë në rast aksidenti në komunikacion, edhe pse në proces gjyqësor regjistrimet e tilla nuk merren si dëshmi. Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, çdokush që ka instaluar kamera të tilla duhet t’i largojnë të njëjtat.
“Vetëm policia është e autorizuar të instalojë pajisje regjistrimi në vende publike dhe në automjete të posaçme të policisë të rregulluara sipas rregullave në ligjin për siguri në rrugë. Dhe të njëjtat mund të përdoren si dëshmi në proces kundërvajtjeje ose procedurë penale”, shtoi Emilia Ginoska, drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale.
Për momentin Irlanda dhe Rusia janë vende ku lejohet video regjistrimi gjatë vozitjes, ndërsa në vendet e BE-së kjo ende është e ndaluar me ligj. Deri tani në drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale nuk është denoncuar ndonjë person për shkeljen e privatësisë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











