Lajme
Kanadaja e miraton edhe vaksinën e Moderna-s
Kanadaja e miratoi për përdorim vaksinën e dytë kundër koronavirusit, atë që është zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna”, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, kryeministri i këtij vendi, Justin Trudeau, tha se 168.000 dozat e para të vaksinës do të arrijnë në dhjetor, ndërsa 40 milionë doza të tjera do të vijnë në faza deri në fund të vitit 2021.
Duhet theksuar se Kanadaja ditë më parë e ka miratuar për përdorim edhe vaksinën e zhvilluar nga kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech”, e cila tashmë është duke u përdorur në Shtetet e Bashkuara dhe Britani të Madhe.
Të dyja vaksinat duhet të jepen me nga dy doza për të qenë efektive. Sidoqoftë, vaksina e kompanisë “Moderna” ka një përparësi të madhe, sepse mund të mbahet në temperaturë -20 gradë, ndërsa vaksina e “Pfizer”-it duhet të mbahet në temperaturë shumë më të ulët, -60 deri -80 gradë.
Thuhet se vaksina e kompanisë “Moderna” mund të shpërndahet më lehtë dhe të ruhet më lehtë në spitalet që nuk kanë ftohës specialë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.
Kryeministri Trudeau ka thënë se 250.000 doza të vaksinës së “Pfizer”-it do të arrijnë në janar dhe kjo do ta çojë në 751.000 numrin e përgjithshëm të vaksinave që kjo kompani i dërgon në Kanada.
Pavarësisht se virusi po përhapet më shumë në javët e fundit, Kanadaja ka shumë më pak raste dhe viktima të sëmundjes Covid-19 në krahasim me Shtetet e Bashkuara. Deri të mërkurën, në këtë vend janë regjistruar mbi 530.000 raste dhe 14.572 të vdekur.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve










