Lajme
Kancelari austriak: Përparimi Kosovë-Serbi bëhet vetëm me bisedime
Kancelari austriak, Karl Nehammer, gjatë qëndrimit në Pragë, ka deklaruar për medie se “Bashkësia politike evropiane nuk besoj se shtyn afrimin e Ballkanit me BE-në, ndërsa përparimi në rastin e Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm me bisedime”, përcjell albinfo.ch.
Ai potencoi se në lidhje me rastin e Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përparime vetëm përmes bisedimeve mes palëve.
Kancelari austriak Karl Nehammer theksoi se formati i ri i krijuar i Bashkësisë politike evropiane, nuk beson se mund të shtyjë ofrimin e Ballkanit perëndimor drejt Bashkimit Evropian, por do ndodhë e kundërta ajo mund të përshpejtojë atë proces, transmetojnë mediet.
Sipas Nehammer, formatet e këtilla janë të nevojshme me qëllim të forcimit të lidhjeve me sistemin e vlerave dhe ekonominë mes vendeve, por tërhoqi vërejtjen se qysh tash pritjet nga kjo janë të tepërta.
“Sikur në rastin e Kosovës dhe të Serbisë, nuk mund të sforcohet gjithsesi përparimi, kjo mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve mes palëve”, tha Nehammer.
Ai nënvizoi se se Serbia aktualisht ndodhet “në boshllëkun” ndërmjet Rusisë dhe perëndimit i cili kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës”.
Kancelari austriak shpreh qëndrimin se pikërisht në çështjet si këto, Bashkësia politike evropiane mund të ndihmojë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit










