Lajme
Kancelari gjerman humb votëbesimin në Parlament, hapet rruga për zgjedhje
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka humbur sot votëbesimin në Parlament, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt.
Prej 717 votave të numëruara, 207 i dhanë Scholzit besimin e tyre, 394 jo dhe 116 abstenuan, transmeton albinfo.ch.
Tani kancelari do t’i kërkojë presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier ta shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e reja.
Scholz kishte ftuar votimin dhe priste ta humbiste atë, duke llogaritur se shkaktimi i zgjedhjeve të parakohshme ishte shansi i tij më i mirë për ta ringjallur pasurinë politike të partisë së tij, raporton BBC.
Ndryshe, kjo vjen rreth dy muaj pas rënies së qeverisë së koalicionit tre-partiak të Scholz-it, e cila e la kancelarin të udhëheqë një administratë të pakicës.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












