Lajme
Kancelari gjerman në telefon me Putinin, i kërkon t’i tërheqë trupat nga Ukraina
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Sipas njoftimit nga Qeveria e Gjermanisë, Scholz e dënoi luftën në Ukrainë, teksa u theksua se kjo ishte biseda e parë telefonike mes tyre në dy vjetët e fundit.
Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, ka thënë se Scholzi e dënoi “luftën agresore të Rusisë” kundër Ukrainës, gjatë bisedës së tyre telefonike, dhe i kërkoi Putinit t’i japë fund asaj, duke i tërhequr trupat ruse që e pushtuan vendin fqinj në shkurt të vitit 2022, transmeton albinfo.ch.
“Kancelari i bëri thirrje Rusisë të tregojë gatishmëri për të negociuar me Ukrainën, me qëllim të arritjes së një paqeje të drejtë dhe afatgjate. Ai e theksoi vendosmërinë e palëkundur të Gjermanisë për ta mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus sa të jetë e nevojshme”, tha Hebesreit.
Hebesreit ka bërë të ditur se Scholz kishte biseduar paraprakisht me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe pastaj i kishte telefonuar Putinit. Lideri gjerman i dënoi sulmet ajrore ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë dhe paralajmëroi se dërgimi i trupave koreanoveriore në Rusi për të luftuar në luftë kundër Ukrainës, shënon përshkallëzim serioz të konfliktit.
Sipas raportimeve nga DPA, biseda mes Scholzit dhe Putinit ka zgjatur një orë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










