Uncategorized
Kandiq: “Demarkacion të vogël”, pasi Serbia ta njohë Kosovën në kufijtë ekzistues
Themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare Natasha Kandiq ka folur për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia me hipotezën që ky shtet ta marrë Mitrovicën veriore, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
“kryetari (Aleksandar Vuçiq), propozon njohjen e Kosovës me bashkimin e Mitrovicës dhe të disa pjesëve tjera veriore me Serbinë, kjo, sipas mendimit tim, është zgjidhje e keqe. Mitrovica është e rëndësishme për serbët në Kosovën qendrore. Aty janë spitalet, fakultetet dhe institucionet me rëndësi ekzistenciale për serbët”, ka thënë për “danas” Kandiq.
Ajo ka shtuar se zgjidhje e mirë do të ishte fuqizimi ekonomik i Mitrovicës dhe i Graçanicës e që serbët të pajisen me dituri për teknologjitë e reja e digjitalizim.
Kandiq ka shtuar se politika e Vuçiqit rreth Kosovës nuk është e qartë.
“Zgjidhja për Kosovën duhet të përfshijë përmirësimin e kushteve të jetës. Të drejta ekonomike e politike të serbëve. Serbët nuk janë integruar në shoqërinë kosovare … Kuptoj se një demarkacion i vogël është i nevojshëm, porse atë duhet lënë të bëhet në një atmosferë të fqinjësisë së mirë, pasi të njihet Kosova në kufijtë ekzistues”, ka thënë Kandiq.
Natasha Kandiq ka vlerësuar se politika e pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare nuk iu ndihmon serbëve në Kosovë.
Me këtë pengim, sipas saj serbët në Kosovë privohen nga e drejta për qasje në mekanizmin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut siç është Gjykata evropiane për të drejtat të njeriut,
Ajo ka thënë se reagimet në Serbi lidhur me mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol tregojnë se ka nuk kuptim pa afrim të dy bashkësive rreth interesave të përbashkëta, siç është sundimi i ligjit, të ketë normalizim të marrëdhënieve.
Kandiq ka thënë se bota e arsyeshme dhe e civilizuara ka pritur që kryetari Vuçiq ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Interpol për arsye se anëtarësimi do të ishte në dobi të serbëve që jetojnë atje, në dobi të gjithë rajonit dhe kush për normalizimin e marrëdhënieve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë













