CH-Ballkani
Kanë kontrabanduar 40 kilogramë kanabis nga Kosova në Austri
Shefi i bandës, një 29 vjeçar është shtetas i Bosnjës, i papunë, me qëndrim në Austri. Për përkatësinë nacionale të dy të tjerëve nuk jepen të dhëna
Policia e drogës në qarkun Gmunden ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen të kenë sjellë nga Kosva dhe të kenë shitur në Austri drogë të llojit kanabis, me vlerë prej rreth 400 mijë eurosh. Krahas tyre, policia ka marrë në pyetje edhe 37 blerës të kësaj droge, njofton orf.at.
Tre të akuzuarit, meshkuj të moshave 21, 27 dhe 29 vjeçare, policia i kishte nën mbuikëqyrje prej një kohe, kanë deklaruar hetuesit për mediat austriake.
29 vjeçari ishte kreu i bandës. Ai është shtetas i Bosnjës, i papunë, me qëndrim në Austri. Për përkatësinë nacionale të dy të tjerëve nuk jepen të dhëna.
Malli i ndarë nëpër pako prej një kilogrami ishte sjellë në Oberösterreich (republikë austriake) dhe pastaj ishte ndarë edhe njëherë për t`u shitur në sasi më të vogla prej disa gramësh deri në gjysmë kilogrami, transmeton albinfo.ch. Këtë e kishin pranuar edhe të arrestuarit.
Policia ka arritur të konfiskojë 13 kilogramë kanabis ndërsa tre personat e arrestuar konsiderohet se tashmë kishin shitur 27 kilogramë të kësaj droge. Hetuesit, nisur nga çmimi aktual i kanabisit në tregun austriak, konsiderojnë se vlera e gjithmbarshme e drogës që e kishin pasur në dispozicion tre të përmmendurit ishte rreth 400 mijë euro.
Tre tëdyshuarit po mbahen në burg, në Wels dhe ata kanë pranuar pjesërisht veprën që u ngarkohet. Hetuesit kanë thënë se dënimi për kapjen me një sasi të tillë droge shkon deri në 15 vjet burg.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz












