Lajme
Kanë sjellë virusin nga Kosova në Austri, kjo mund t`u kushtojë 1450 euro për person
"Shkeljet e dispozitave janë të dënueshme sipas Nenit 40 (1) të Ligjit të Epidemive, gjoba maksimale është 1450 euro"
Hyrja e pakontrolluar nga Kosova në Austri, javën e kaluar, mund të ketë pasoja ligjore për një grup pasagjerësh të autobusit.
Siç është raportuar në të gjitha mediat (edhe në albinfo.at) pas pushimeve të Pashkëve, 34 pasagjerë shkaktuan një shpërthim ndërregjional virusi pasi u zbuluan 18 raste pozitive me koronë, që ata kishin sjellë me vete nga Kosova në Austrinë e Epërme, shkruan krone.at.
Për rastet si ky, rregulloret e koronës janë të qarta: Kushdo që hyn në Austri nga jashtë, me rastin e kontrolleve të rastësishme në kufi duhet të paraqesë dokumentet sa më poshtë: një regjistrim elektronik, të kryer të paktën 72 orë përpara, dhe një certifikatë mjekësore ose një rezultat negativ të testit, trasnmeton albinfo.at.
Pas hyrjes në vend parashihet një karantinë dhjetë-ditore, nga e cila, personi i prekur mund të “lirohet” më shpejt, në ditën e pestë, në rast se paraqet rezultat negativ të testit të ri.
Të gjitha këto dispozita me sa duket i injoruan 34 pasagjerët e një autobusi nga Kosova. Familjet kosovare me qëndrim në Austri ishin atje për vizitë gjatë festës së Pashkëve dhe me rastin e kthimit në Austrinë e Epërme shkaktuan një vatër korone me 18 raste, sa janë të njohura deri më tani.
Por cilat janë pasojat ligjore për pasagjerët? Pyetjes së gazetës “Krone”, ekipi i krizës i shtetit të Austrisë së Epërme i është përgjigjur: “Shkeljet e dispozitave janë të dënueshme sipas Nenit 40 (1) të Ligjit të Epidemive, gjoba maksimale është 1450 euro, përcjell albinfo.at. Si rezultat, do të ketë dënime nëse vërtetohet në procedurat penale administrative të kryera nga autoritetet se hyrja në Austri është bërë pa u përmbushur kushtet e specifikuara. “
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












