Shqipëria
Kanionet e Nivicës, tjetër bukuri natyrore në jugun shqiptar
Kanionet ndodhen në afërsi të fshatit Nivicë të Tepelenës. Vizitohen sipas rrugës automobilistike Tepelenë, Progonat, Nivicë ose dhe nga bregdeti, duke u futur nga Lumi i Vlorës, Himara apo Borshi
Kanionet e Nivicës janë një pasuri natyrore e turizmit malor në jug të Shqipërisë.
Adhuruesit e natyrës që po kalojnë pushimet në jug të Shqipërisë, përveç bukurive që ofron bregdeti, mund të bëjnë edhe shëtitje malore në lartësitë e Nivicës, ku gjendet kanioni. Ky vend është një distancë jo e largët dhe gjendet vetëm pak kilometra nga deti, në një natyrë të mrekullueshme.
Vendi mund të vizitohet brenda ditës, ose mund të qëndroni një natë në bujtinat e zonës. Thellësia e tyre shkon deri në rreth 70 metra dhe mund të përdoren për ushtrimin e sporteve të ujit.
Kanionet ndodhen në afërsi të fshatit Nivicë të Tepelenës. Vizitohen sipas rrugës automobilistike Tepelenë, Progonat, Nivicë ose dhe nga bregdeti, duke u futur nga Lumi i Vlorës, Himara apo Borshi.
Kohët e fundit turistët aventurierë të sporteve malore dhe ujore kanë filluar t’i vizitojnë këto kanione dhe t’i prezantojnë ato në botën turistike nëpërmjet fotove e videove që realizojnë në to.
E-Diaspora
-
“Nëntori fillon me ne” – Gratë shqiptare të Zvicrës festojnë me këngë, art dhe krenari kombëtare Diplomatja Shukrije Ramadani shpjegoi simbolikën e kësaj ngjarjeje: “Motoja ‘Nëntori fillon me ne’ është motoja që... -
Nga identiteti te përgjegjësia, demokracia e shqiptarëve përtej shtetit kombëtar -
Shqipëria prezantohet me sukses në panairin ndërkombëtar A+A 2025 në Dyseldorf -
Suedi: Ftesë për kompanitë kosovare në eventin B2B & Matchmaking të sektorit ICT -
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton kulturën dhe traditat shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Nisin hetimet kundër një gardisti zviceran të Vatikanit Dy gra hebreje e akuzojnë burrin se i ka fyer gjatë audiencës së përgjithshme të Papës... -
Papunësia rritet pak – por kryesisht sezonale -
A nuk ka mjaftueshëm të huaj në role të nëpunësve civilë? -
Lozanë: Gjatë operacionit policor një njeri bie nga ballkoni dhe vdes -
Dogana ndalon fluksin e porosive të paligjshme online në Cyrih












