Shkurt.ch
Kantoni Aargau vështirëson edhe më shumë dhënien e pasaportës zvicerane
Me ligjin e ri në Aargau ata të huaj që marrin ndihma sociale, duhet të presin dhjetë vite për të pasur të drejtë që të bëjnë kërkesë për natyralizim, ndërkohë që në nivel vendi, ky afat është tre vite
Ligji i ri zviceran për natyralizimin, i cili ka hyrë në fuqi nga një janari i këtij viti, ka bërë që të ashpërsohen një numër kriteresh për natyralizimin e të huajve në Zvicër. Mes tyre është kriteri i cili kërkon që kush aplikon për pasaportën zvicerane, duhet paraprakisht të ketë Vizën C (lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër), shkruan albinfo.ch.
Por Kantoni Aargau mendon se ky ashpërsim nuk është i mjaftueshëm. Qeveria e Kantonit po planifikon një ligj më të ashpër për natyralizimin e të huajve në krahasim me atë që vlen në nivel federal, bën të ditur srf.ch. Kështu, me ligjin e ri në Aargau, ata të huaj që marrin ndihma sociale, do të presin dhjetë vite për të pasur të drejtë që të bëjnë kërkesë për natyralizim, ndërkohë që në nivel vendi, ky afat është tre vite.
Qeveria e Kantonit Aargau ka dërguar për konsultim në Parlamentin e Kantonit një projektligj, të cilin ajo vetë nuk e mbështet në tërësi. Këtë e bën si përgjigje ndaj një propozimi parlamentar të ardhur nga CVP, transmeton albinfo.ch. Ligji, atëbotë i përpunuar mbi bazën e ndryshimeve të Ligjit Federal për Natyralizim, ishte hedhur poshtë në maj të vitit 2017 nga shumica e djathtë në Parlamentin e Kantonit, e cila kërkonte kritere më të ashpra.
Qeveria thotë se afati i deritashëm trevjeçar i pritjes është treguar i suksesshëm në praktikë.
Një risi tjetër me ligjin e ri do të jetë kushti që të huajt të cilët duan të bëjnë kërkesë për pasaportë, duhet të kenë kaluar më parë me sukses një test për natyralizim.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











