Lajme
Kantoni Valis josh turistët me kuponë prej 100 frangash
Valisi ka vendosur që me një promovim me vlerë 10 milionë frangash të ngjallë sezonin turistik të verës dhe atë të vjeshtës
Sikurse në gjithë botën dhe në Zvicër, pandemia e koronavirusit edhe në Kantonin e Valisit ka shkaktuar dëme të mëdha veçanërisht në sferën e turizmit. Për këtë arsye ky kanton, ekonomia e të cilit varet shumë nga të ardhurat që sjellin mysafirët, dëshiron të ringjallë turizmin vendor, shkruan srf.ch.
Kështu Valisi ka vendosur që me një promovim me vlerë 10 milionë frangash të ngjallë sezonin turistik të verës dhe atë të vjeshtës, transmeton albinfo.ch. Vizitorët që do të qëndrojnë në Valis nga 27 korriku deri më 15 dhjetor, mund të përfitojnë.
Të gjitha qëndrimet në Valis gjatë periudhës së specifikuar, të paktën dy netë radhazi në ndonjërin nga hotelet pjesëmarrëse në këtë promovim, katër net në një apartament pushimi ose shtatë net në një vend kampingu, ju japin të drejtën e një kuponi prej 100 frangash, përcjell albinfo.ch.
Kuponi mund të shpenzohet në dyqanet pjesëmarrëse në aksion dhe tek partnerët e këtij aksioni të promovimit, ka njoftuar të hënën zyra e Kantonit të Valisit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













