Shkurt.ch
Kantoni Vaud, më i lakmuari nga të huajt
Nga 100 komunat zvicerane që janë prekur më së shumti nga migrimi, 51 janë vetëm në kantonin Vaud
Zvicra për çdo vit fiton mesatarisht nga 70 mijë banorë të rinj, të ardhur nga vende të ndryshme. Regjioni rreth liqenit të Gjenevës dhe në veçanti kantoni Vaud si pjesë e këtij regjioni të gjerë është më i lakmuar nga ë huajt që vendosen në Zvicër. Madje, sipas një hulumtimi të bërë nga SRF, nga 100 komunat zvicerane që janë prekur më së shumti nga migrimi, 51 janë vetëm në kantonin Vaud.
Hulumtimi merret me ndikimin që ka pasur marrëveshja për lëvizje të lirë që Zvicra e pati nënshkruar me BE-në në vitin 2002. Për këtë syenë fokus ka qenë periudha 2002-2012. Dhe, kjo periudhë në regjionin e Liqenit të Gjenevës është shënuar me imigrim mbimesatar në krahasim me pjesën tjetër të Zvicrës.
Në regjionin e përmendur gjatë periudhës në fjalë është shënuar një rritje prej 6.8 për qind e popullatës vetëm si rezultat i ardhjes së të huajve. Ndërsa mesatarja për gjithë Zvicrën ka qenë 5.7 për qind. Ndërsa në regjione të caktuara alpine në vitin 2012 ka pasur më pak të huaj se që kishte para vitit 2002.
Gjatë periudhës në shqyrtim, sipas autorëve të hulumtimit ka pasur rritje të madhe të çmimeve të qirave, kryesisht në regjionin e Zvicrës perëndimore (frankofone). Bëhet fjalë për një rritje prej 7.5 për qind. Edhe në Zvicrën gjermane ka pasur rritje çmimesh të qirave por ajo është kufizuar vetëm në qendrat urbane, shkruan srf.ch.
Sipas entit të statistikave në këtë hulumtim nuk është bërë ndarje në mes të të huajve që kanë ardhur nga vendet e BE-së dhe atyre nga vendet tjera. Por, ekziston një tendencë e qartë sipas të cilës në periudhën 2002-2012 ka pasur një rritje të madhe të numrit të të huajve të ardhur nga vendet e BE-së dhe EFTA-s dhe një ulje të lehtë të atyre nga vendet e treta.
/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë












