Lajme
Kaos në kufij, rrugëve që të çojnë për në vendlindje
Ka disa orë që po presim në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, mes të shtunës e së dielës së 22 dhjetorit 2019 për të hyrë në minishengenin Ballkanik të Vucicit e Ramës dhe thujase nuk lëvizim fare...
Pritjet e gjata dhe maltretimet në kufij që përjetojnë bashkatdhetarët tanë rrugës për në atdhe, për pushime, janë një realitet tashmë i njohur dhe që po përsëritet në çdo sezon pushimesh. Kësaj radhe në këtë rrugë ishte edhe gazetari i albinfo.ch, Bekim Dalipi. Ja se si e përshkruan ai këtë përjetim të pakëndshëm.
Realiteti i kufijve të minishengenit Ballkanik të Vucicit dhe Ramës për lëvizje të lirë, është me kolona të gjata disa kilometra të veturave të mërgimtarëve që vijnë kryesisht nga Zvicra, Gjermania e Austria për t`i kaluar festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre.
Ka disa orë që po presim në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, mes të shtunës e së dielës së 22 dhjetorit 2019 për të hyrë në minishengenin Ballkanik të Vucicit e Ramës dhe thujase nuk lëvizim fare. Kolona e veturave që presin për të hyrë në Serbi është disa kilometra mbrapa vendndodhjes së pikës pagesave të taksës rrugore për autostradë.
Ato që shoh e fotografitë që kam bërë, nuk i ngjajnë aspak shengenit Europian”, shkruan albinfo.ch.
Ngjashëm shprehen edhe mërgimtarë tjerë që janë duke bërë rrugën drejt Kosovës.
Dhjetëra autobusë kryesisht me kosovarë të cilët nga Evropa kanë marrë rrugë për në Kosovë, ka orë që janë duke pritur në kufirin Hungari-Serbi.
Nën temperatura të ftohta, secili autobus po i nënshtrohet kontrolleve strikte në këtë pjesë kufitare, duke zbritur udhëtarët madje nga autobusët për t’i kryer kontrollet”.
Për Mediat në Prishtinë, një lexues ka dërguar foto, ku shihet gjendja atje, përcjell albinfo.ch.
E kolona tashmë mëngjesin e së dielës janë parë edhe në pikëkalimet kufitare të Kosovës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritje më të mëdha të bashkatdhetarëve këtë mëngjes janë regjistruar në pikëkalimin kufitar në Mërdar, ku qytetarët po detyrohen të presin prej 3 e 20 minuta deri në 4 orë për të hyrë në Kosovë.
Në kufirin te Dheu i Bardhë pritja për të hyrë në Kosovë është 2 orë, në Jarinje 1 orë deri në 1 orë e 40 minuta, ndërsa në Muçibabë rreth 1 orë.


Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?














